Dje Berisha lajmëroi rikthimin e mundshëm në PD, Salianji zbulon se çfarë qëndron pas deklaratës të befasishme të ish-kryeministrit

Deputeti i ardhshëm Ervin Salianji, ka komentuar deklaratën e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e kthimit të tij në krye të Partisë Demokratike.

Salianji e cilësoi një batutë deklaratën e ish-liderit të PD për të marrë sërish drejtimin e partisë.

“Ky është një deklarim personal i zotit Berisha. Nuk është një diskutim kolektiv. Kjo nuk ka të bëjë me zgjedhjet që mandatojnë kryetarin e PD për 4 vjetët e ardhme. Është një deklaratë që më ngjau me një batutë. Mendoj është një batutë. Për detaje të tjera duhet pyetur vetë zoti Berisha”, u shpreh Salianji në emisionin Java në Dritare.