Ditmir Bushati kundërshtari i padukshëm i PS? Taulant Balla nxjerr prapaskenat dhe trondit me deklaratën e fortë

Numri 2 i PS, Taulant Balla i pyetur në lidhje me largimin e Ditmir Bushatit si drejtues politik i Shkodrës dhe a mendon se ai është kundërshtari i tyre i padukshëm, ka dhënë një përgjigje të prerë.

Sipas Ballës kundërshtarë të padukshëm që dëmtojnë PS janë lloj-lloj zyrtarësh në zyra që nuk iu shërbejnë si duhet njerëzve, por ai nuk e di nëse Bushati punon në një nga ato zyra.

-Mendoni se Ditmir Bushati është kundërshtari i padukshëm sikurse është shprehur Kryeministri që e dëmtojnë Partinë Socialiste?

Balla: Kundërshtar i padukshëm që dëmtojnë partinë Socialiste janë lloj- lloj zyrtarësh nëpër zyra që nuk u shërbejnë si duhet njerëzve. Unë nuk di që Bushati punon në një nga këto zyra, ndaj nuk mendoj se duhet shtruar kjo pyetje. Ne e kemi thënë që nuk kemi kundërshtar PD.

Partia Demokratike është sot një parti, e cila nuk ka as lidership, as program, as ekip, ndërkohe që kundërshtari ynë i vetëm janë krahasimi që bëjmë së pari me veten dhe pritshmëritë e njerëzve.

Se njerëzit duan shërbime më të mira dhe kushdo qoftë ai zyrtarë që nuk u ofrojnë shërbim të mirë qytetarëve nuk mund të jenë pjesë e shërbimit ndaj qytetarëve. Pra detyra jonë është të ofrojmë shërbime publike më të mira për qytetarët.