“Ditët e pandëshkueshmërisë kanë mbaruar”, ambasadorja amerikane paralajmëron goditje të bujshme

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e certifikimit të 28 hetuesve të BKH-së.

Kim ka theksuas se rezultatet e SPAK në këtë periudhë të shkurtër dëshmojnë qartë se ditët e pandëshkueshmërisë kanë mbaruar.

“Ambasadorja Yuri Kim uroi klasën e parë të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) të cilët morën kredencialet e tyre sot – një tjetër hap i rëndësishëm drejt luftës së Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sot bëhen dy vjet nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Rezultatet e SPAK në këtë periudhë të shkurtër dëshmojnë qartë se ditët e pandëshkueshmërisë kanë mbaruar, kriminelët do të mbajnë përgjegjësi para popullit të Shqipërisë dhe reforma në drejtësi është këtu për të qëndruar”, thuhet ne njoftimin e ambasadës.