Dita e dytë e vaksinimit, a ka patur reaksione negative? Ja çfarë thotë Ministrja e Shëndetësisë

Ditën e sotme Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizituan stadiumin “Air Albania” për të inspektuar situatën në ditën e dytë të vaksinimit.

Dje, Rama ishte ndër të parët që u vaksinuan po ashtu dhe një pjesë e bluzave të bardha ndërkohë që sot, Manastirli ka qetësuar qytetarët duke thënë se asnjë prej tyre nuk ka patur reaksion negativ nga vaksina. Ajo shtoi se sot priten të vaksinohen 60 mjekë epidemiologë.

“Nuk kemi pasur asnjë raportim për efekte anësore. Vaksina ka ruajtur raportin ftohës në -80 gradë derisa vjen këtu. 60 mjekë epidemiolog sot. Do bëjmë një vaksinim të kombinuar. Kemi ecur mirë me vaksinimin.” -tha ajo për mediat.

Ndërkohë Rama zbuloi se cilët priten të marrin dozën e vaksinës ditën e sotme. “Air Albania Stadium – Dita II e Vaksinimit, ku ka nisur qysh në mëngjes vaksinimi i epidemiologëve nga Tirana, Durrësi, Kruja e Kavaja, për të garantuar asgjësimin e rrezikut nga Armiku i Padukshëm të skuadrës së atyre që bëjnë testimet nëpër shtëpitë e qytetarëve me simptoma të virusit.” -rrëfeu kreu i shtetit./Source.al