Dimri zgjat deri në maj, ky është qyteti më i ftohtë në botë, temperaturat shënojnë një ulje ekstreme, shkojnë deri në – 40 gradë

E dini cili nga qytetet ka temperaturat më të ulët dhe që dimri zgjat më shumë se tre muaj. I vendosur në jug të Rrethit Arktik, në Lindjen e Largët të Rusisë, Yakutsk njihet për klimën më të ashpër.

Yakutsk ka temperaturat më të ftohta të dimrit krahasuar me çdo qytet të madh, me një temperaturë mesatare mujore në janar -38.6 gradë Celcius.

Gratë sfidojnë temperaturat e ngrirjes për të bërë selfie në Sheshin Lenin.Pellgu i lumit Yana, në veri-lindje të Yakutsk, mban rekordin për temperaturën më të ulët në planet, jashtë Antarktidës.

Dimri në Yakutsk është jashtëzakonisht i ftohtë dhe i gjatë dhe vera e shkurtër dhe e ngrohtë. Diferencat sezonale të temperaturave të regjistruara në rajon janë më të theksuarat në botë. Temperatura më e ulët e regjistruar në Yakutsk ishte -64.4 gradë Celcius, në shkurt 1891.