“Dilni jashtë! Jeni i përjashtuar”, Vasilika Hysi nxehet keq me deputetin dhe merr vendimin që nuk pritej

Deputetja Vasilika Hysi ka përjashtuar sot nga seanca plenare deputetin Erion Piciri pas zhurmës dhe rrëmujës që ka shkaktuar në Kuvend me ndërhyrjet e tij.

Piciri po fliste nga vendi pa mikrofon, ndërkohë që ishte duke folur deputetja e PS, Edlira Bode.

Drejtuesja e seancës tha se deputeti është paralajmëruar tre herë. Ndërkohë seanca u ndërpre për disa minuta.

“Zoti Piciri ju kam dhënë tre masa disiplinore. Mos vijoni të shkelni më tej rregulloren.

Zoti Piciri ju përjashtoj nga seanca plenare. Ju përjashtoj! Është fatkeqësi e madhe që vjen këtu në parlament për të përfaqësuar qytetarët e Shqipërisë.

Është fatkeqësi e madhe. Ju përjashtoj nga seanca plenare. Ju lutem dilni nga seanca”, tha Vasilika Hysi.