”Diaspora më e madhe në botë” Shqipëria e para në botë me numrin e emigrantëve: Me lot lënë dheun e tyre për një jetë më të mirë

Numri i shtetasve shqiptarëve jashtë vendit, sipas INSTAT, ka arritur në rreth 1,64 milionë banorë. Kjo shifër është sa gati 57% e atyre që jetojnë brenda vendit, që sot janë rreth 2,87 milionë, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në total, sipas të dhënave të analizuara në emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews janë rreth 4,5 milonë shtetas shqiptarë dhe rreth 36% e tyre jetojnë jashtë vendit. Diaspora shqiptare është diaspora më e madhe në botë si përqindje e popullsisë nëse nuk llogarisim vendet e vogla.

Ky raport është më i lartë në Evropë dhe një nga më të lartët në botë: nëse do shpërfillnim vendet me popullsi nën 1 milion banorë, Shqipëria është vendi i parë në botë.

Mbi 13 për qind e popullsisë aplikoi për llotarinë amerikane. 367, 231 mijë qytetarë kërkuan të ikin në SHBA përmes 189,168 mijë aplikimeve unike. Këto shifra e rendisin Shqipërinë në vend të 3-të në botë, dhe të parin në Evropë, për shifër e aplikimeve në llotarinë amerikane.