Deri në 14 gusht kufiri grek i hapur vetëm për punëtorët sezonalë dhe rezidentët

Kufiri grek është i hapur vetëm për punëtorët sezonalë dhe për ata që kanë nënshtetësi në vendin fqinj deri në 14 gusht.

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Vasilis Kotzamanis tha të premten (31 korrik) në Parlament se autoritetet shëndetësore greke po kryejnë 9,000 teste çdo ditë në pikat kufitare.

Ministri, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga i deputeti i SYRIZA-s, Meropi Tzoufi për mungesën e testimit në vendkalimin kufitar Kakavijë në Greqinë veriore, ministri tha se është e hapur vetëm për punëtorët që udhëtojnë midis Greqisë dhe Shqipërisë, banorët e përhershëm dhe grekët etnikë dhe jo për udhëtarët.

Kotzamanis tha që autoritetet “nuk lënë asgjë rastësisë” dhe 2,000 kontrolle janë kryer në Kakavijë në 11 dhe 12 korrik.