Deputetja socialiste e infektuar me COVID, fotografi jep lajmin dhe tregon si është gjendja e saj

Deputetja socialiste, Reme Lala është infektuar nga koronavirusi. Edhe pse nuk ka pasur një njoftim zyrtar për infektimin e saj, mësohet se tashmë është shëruar totalisht.

Lajmin për infektimin e saj e ka dhënë, fotografi në Kuvend Agim Rama, i cili shkruan se COVID-19 i ka marrë të keqen.

“Te shkuara reme lala. Kovidi te mori te keqen…,”-shkruan fotografi.