Deputetja shqiptare merr detyrën e rëndësishme në Këshillin Europian

Deputetja e PS, Eglantina Gjermeni ka marrë detyrën e rëndësishme të Kryetares së Nënkomisionit për Barazi Gjinore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Gjermeni, deputetja e Partisë Socialiste vjen nga shoqëria civile dhe është një nga aktivistet e saj. Ajo është një nga ekspertet më të mira të vendit tonë në çështjet gjinore dhe e ka mbrojtur shumë këtë kauzë.

Lajmi për detyrën e re të Eglantina Gjermenit është bërë i ditur gjithashtu edhe në faqen Twitter të “PACE Equality” ku përveç urimit për detyrën shkruhet se nën-komiteti për Barazi Gjinore është në pritje të bashkëpunimit me Gjermenin.