Deputetja e famshme e “kërpëratës”godet sërish e gazetari vë duart në kokë nga përgjigja (VIDEO)

Ditën e sotme në orën 10:00 u zhvillua mbledhja e rradhës parlamentare ku u miratuan ndryshimet Kushtetuese.

Dhe pse në një ditë ku temperatura shënonte 40 gradë, gazetari Ismet Drishti i shqetësuar për fatin e Shqiptarëve mori në pyetje disa deputetë që votuan pro ndryshimit të Kushtetutës.

Nuk mund të mungonin pyetjet provokative ku dhe përgjigjet e fituara ishin epike të disave prej deputetëve. Drishti i pyeti deputetët se pse Norvegjia dhe Zvicra duan të dalin nga BE (megjithëse këto dy shtete nuk janë anëtare të BE-së), deputetët këtë gjë nuk e dinin.

Deputetit Rrahman Rraja i duket se vendimi i marrë sot në Kuvendin e Shqipërisë është i duhuri, dhe që nuk ka një arsye specifike për ne që të hyjmë në BE.

Ndërkohë deputetja e “kërpëratës” Majlinda Halilaj, shprehet se nuk mund të gjykojë këto dy shtete nësë duan të dalin nga BE.

Drishti: Pse duan që të dalin Zvicra dhe Norvegjia nga BE?

Deputetja: Është mendimi i tyre. Ne kemi paralment tjetër kemi të drejtat tona. Është mendimi i tyre nuk mund të gjykoj. Nuk e gjykoj këtë pjesë ne duhet të futemi.

Drishti: Këto nuk janë në BE!

Deputetja: Shpresoj të futen!

Drishti: A e kupton që po na merr në qafë?

Deputetja: Ti po na merr në qafë ne, që je pa maskë (Qesh Ismet Dirshti)

Gazetari: O zot i madh kush na i voton ligjet ne!

Drishti: Kot me të pyt sa kushtojnë një palë thonj të plotë? Deputetja: Varet, ka të ndryshme, jemi për politikë, jo thonj!

Video: