Deputeti shqiptar bllo kohet në mes të dëborës, nuk lëviz dot makinën: Po kërkon ndihmë

Deputetin opozitar Arlind Çaçani teksa po udhëtonte në aksin Korçë-Ersekë e ka zënë stuhia e madhe e dëborës. Nëpërmjet disa video-ve të publikuara prej tij, ai tregon situatën e rënduar nga stuhia e borës që ka goditur vendin tonë dy ditët e fundit.

Çaçani thotë se ndodhej në qafën e Qarrit kur nisi stuhia me erë të fortë. “Leskovik-Ersekë-Korçë sot. Rruga ka shume probleme per shkak te stuhise, sa me shume kujdes”, shkruan ai.