Deputeti pështyn telefonin duke folur me Ramën: Nuk rri tu lut b*thën tënde, lëri llafet! (VIDEO)

Deputeti i opozitës Halit Valteri nuk i shpëtuar fiksimit nga aplikacion i famshëm “Tik tok” në këto ditë pushimesh. Mes videove, shfaqet duke provuar edhe trendet e momentit me disa këngë.

Ndërsa nuk lë pa përmendur politikën pasi bën sikur po flet në telefon me kryeministrin Rama ku tallet duke i thënë “mos më lodh kokën”, ndërsa në një moment shfaqet duke pështyrë pajisjen celulare pasi përgjigja që i vjen është “Përshëndetje Edi Rama jam, si je?”

“Ti je mo, ptu, po ca alo alo më lodh kokën ti do të bësh gallatë tani”, është përgjigja që supozohet se i jep Valteri dhe më pas habitet kur Rama i përgjigjet “Edhe të kollitesh, të tështish, kështu…” Ndërsa në një video tjetër duket sikur është zëri i një politikani tjetër duke thënë: “Unë e pëlqej pjeshkën”, gjë të cilën e ka menduar komike që ta bëjë video dhe ta shpërndajë me ndjekësit.

Në një tjetër video përmenden edhe fjalë të pista, por Valteri nuk hezitoi të bënte një video komike ku shprehet: “Leji llafet, do e bajsh a jo. Nuk rri tu lut b*thën tane baje baje baje gjithë ditën.”

View this post on Instagram

😂

A post shared by Halit Valteri (@halit.valteri) on