Deputeti bën kërkesën e papritur: Të shtyhen zgjedhjet e 25 prillit, ja arsyeja

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, kërkon shtyrjen zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Ai nuk e sheh të përshtatshme mbajtjen e tyre me 25 prill për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia.

“Nga Këshilli i ekspertëve çdo ditë ka 11-12 të vdekur, ka deri në 240 shtrime. Po ashtu kemi konstatimin që gjatë 24 orëshit kemi 900-940 të infektuar me koronavirus. Është e pashpjegueshme sesi qeveria e ka toleruar këtë lloj gjendje, sesi qeveria ka thënë që në vitin zgjedhor do të kemi një situatë të përmirësuar, pritej që në fund të janarit të mbyllet çdo gjë. Kryeministri jo vetëm bën një vaksinë të kontrabanduar por nuk ka siguruar maksimalen e vaksinave që ka premtuar, këtë e tha dhe mbrëmë. Në një pandemi si mund të shkosh në zgjedhje, me këtë do të bisedosh, kujt do ti flasësh? Unë si deputet kam hapësira, po partitë joparlamentare duke përjashtuar PD, PS, LSI se këto janë të përkëdhelurit e televizioneve kombëtare por në fakt te ju konservatorët kanë gjetur gjithmonë hapësirën e tyre”, tha ai për Ora News.