Deputeti bën denoncimin e fortë në Kuvend: Ju tregoj se çfarë po ndodh në disa biznese që kanë lidhje me politikanët

Deputeti Halit Valteri u shpreh se autoritetet po bëjnë diferencime tek bizneset që duhet të qëndrojnë të mbyllura për shkak të pandemisë. Ai tha se pronarët e bizneseve dhe pishinave që kanë miq i mbajnë hapur ato, ndërsa të tjerët rrethohen nga policia.

“Akti normativ që ndalon lokalet me muzikë apo pa muzikë më bën që sot t’iu kërkoj juve të ndërhyni që të shikohet ky akti normativ dhe të bëhet një plan për të mbështetur këtë kategori. Në Shqipëri sot ky akt normativ bëhet me seleksionim. Disa biznese që kanë lidhje me njerëz të fuqishëm i mbajnë bizneset dhe pishinat hapur. Të pamundurit sa hapin qepenët i shkojnë 20 policë te dera”, tha Valteri.