Demokrati nxjerr zbuluar Lulzim Bashën: Kryeministri Rama po luan perfekt. Opozita nuk ka qenë e përgatitur

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka sulmuar ashpër kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Sipas tij, Rama është një hap para Bashës. I gjithë problemi, sipas tij qëndron tek Basha.

“Pozicioni i PD-së është shumë i vështirë, opozita po paguan çmimin e rëndë të djegies së mandateve. Nëse opozita mendon se marrëveshja me shumicën do të kalonte pa qenë prezent, ka qenë gabim i madh. Nuk e di ku e ka bazuar Basha sigurinë. Unë mendoj se Rama taktikisht për interesin e tij dhe dëm të opozitës, po luan perfekt.

Por kjo po dëmton dialogun dhe të shkojnë në një destabilizim politik. Listat e hapura që janë çështje e drejtë, janë ngritur me vonesë nga Rama, por është në të drejtën e tij. Opozita nuk ka qenë e përgatitur. Koalicionet janë çështje taktike. Elektorati i djathtë është i fragmentirazuar.

Unë mendoj se listat e hapura është një kauzë e drejtë. Hapja e listave nuk përjashton 5 Qershorin. Mund të ecin paralelisht. I qëndroj idesë se demokratizimi i vendimmarrjes është i rëndësishëm se hapja e listave. Edi Rama është një hap përpara Bashës për faj të Lulzim Bashës. Qëndrimi i PD-së kundër hapjes së listave është budallallëk politik i pashoq”, – u shpreh Kulluri për Report Tv.