Del sondazhi për Tiranën, surprizon Nisma Thurje, ja si qëndron PS, PD dhe LSI

Sipas sondazhit të djeshëm të Piepolit, PS vijon të thellojë shumicën në Tiranë. Më shumë 49-53% e votuesve të Qarkut Tiranë shprehen se do të votonin socialistët nëse zgjedhjet bëhen sot. Kjo do të përkthehej në 18 deri në 20 mandate, pra më shume se gjysma.

PD dhe LSI krahasuar me sondazhin e fundit të Piepolit të bërë më 31 mars 2021 për zgjedhjet e 25 prillit janë në te njëjtat kuota. PD dhe Aleanca për Ndryshim vijon me një përqindje 36-40 përqind me 12-14 mandate. Ndërkohë që LSI është 4-8 përqind e votave me 1-3 mandate. Surprizë është Nisma Thurje e cila nëse do të votohej sot do të ishte në garë deri në 2 mandate në Tiranë.