Një sondazh i publikuar nga Instituti Piepoli ka habitur me rezultatin e tij. Në këtë sondazh njerëzve u është kërkuar të zgjedhin nëse ata do t’a hidhnin votën për Partinë Demokratike nëse do të kandidonte Sali Berisha.
Pjesa më e madhe e tyre përkatësisht 81% e tyre kanë votuar me po pasi demokratët janë ende shumë besnikë ndaj ish-kryeministrit edhe pse ndërkombëtarët janë kundër tij. 4% e tyre kanë votuar me jo. Kujtojmë se ndërkombëtarët kanë paralajmëruar opozitën dhe Lulzim Bashën të largohet nga Sali Berisha pasi e kanë konsideruar të korruptuar.
Ndërkohë lidhur me listat e PD dhe LSI, shumica janë shprehur se do t’i votonin edhe nëse paraqiteshin në zgjedhje me një listë të përbashkët./Source.al