Del pozitiv me COVID-19 këngëtari i njohur shqiptar

Shkelzen Jetishi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Këngëtari i mirënjohur, Shkelzen Jetishi e ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

I njëjti ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është në vetizolim.

“Jam në gjendje të mirë shëndetësore, por vetë erërat nuk po i ndjejë. Momentalisht ndodhem në vet-izolim”, tha Jetishi për Blic.