Del në sipërfaqe foto mes Ramës dhe Kurtit që po komentohet bujshëm në rrjet, çfarë po bëjnë ata?

Edi Rama dhe Albin Kurti janë takuar së fundmi dhe një foto e tyre duke u përqafuar i ka bërë të gjithë të mendojnë se ata i kanë lënë pas krahve keqkuptimet mes tyre duke bërë që dhe dy shtetet të kenë një marrëveshje më të mirë.

Mirëpo, kjo pamje është komentuar nga Lëvizja Vetvendosja që thotë se ky në fakt nuk ishte një gjest miqsor apo vëllazëror por ishte si një përqafim boskieri nga ana Ramës, kurse sipas tyre, Kurti kishte ardhur për koordinim kombëtar.

“Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës. Dhe grushti erdhi menjëherë pas “përqafimit”, në intervistën për “Euroneës Serbia”, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë”, shkruan kreu i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi.