Del fotoja nga spitali COVID, Koço Devole i ulur në një karrocë, mjeku Pëllumb Pipero i qëndron pranë aktorit

Aktori i njohur i humorit, Koço Devole është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar vetë djali i tij, i cili ka bërë me dije për mediat, se dje i ati ka rezultuar negativ por po mbahet në spital pasi ka komplikacione shëndetësore. Kjo edhe për shkak të sëmundjes së leukemisë me të cilën është diagnostifikuar pak kohë më parë.

Devole, edhe pse në gjendje të rëndë, ka pozuar për një foto me mjekun e njohur Pëllumb Pipeo, i cili mesa duket ka marrë përsipër kurimin e aktorit të njohur shqiptar. I ulur në një karrocë dhe disa kilogram më pak, Devole sërish gjen forcën që t’i buzëqeshë kamerës. Deri më tani në vendin tonë, që prej rasteve të para në muajin mars e deri më tani janë shënuar 518 viktima nga pandemia, ndërsa të infektuar aktivë janë 9438 persona.