Deklaratat e bujshme të Nanos, Spahiu del me reagimin e papritur: O Zot! Sa para paguan Meta dhe Berisha

Intervista e ish-kryeministrit Fatos Nano ka shkaktuar shumë bujë në opinionin publik dhe në politikën shqiptare. Pas 10 vitesh mungesë në ekran, Nano u rikthyer me deklarata të forta për Sali Berishën e Ilir Metën. “Berisha më ka marrë vitet më të bukura të jetës dhe më ka vrarë nënën”, ishin këto fjalët e Nanos për liderin historik të PD. Ndërsa për Metën, Nano tha se është politikani i vetëm që mbart 7 mëkatet. Lidhur me këtë zhurmë mediatike të shkaktuar nga ky rrëfim i Nanos, ka reaguar edhe avokati Kreshnik Spahiu.

“O Zot: Sa para paguan Meta dhe Berisha në media? Sot 90% e gazetave shkruanin sikur Fatos Nano nuk i kishte përmenduar aspak këta të dy”, shkruan Spahiu.