Deklarata t ronditëse e ish-zyrtarit të PDK-së, i cili kishte dhënë dorëheqje: S’dua të jem bashkëfajtorë me ‘hajna’ e ‘gabelë’ që uzurpojnë në emër të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 2000 ishte mbajtur kongresi i parë i PDK-së (e cila në atë kohë quhej PPDK- Partia e Progresit Demokratik në Kosovë), dhe në këtë kongres, Martin Berishaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit për marr ëdhënie të jashtme dhe nga partia e PDK-së.

Në fjalimin e tij, para anëtarëve të PDK-së, Berishaj kishte paraqitur arsyet e tij që atë e quan në dorëheqje.

“Më lejoni që ti sqarojë shkaqet për dorëheqjen time njëheri nga posti i Sekretarit për marrëdhënie të jashtme dhe dorëheqjen time nga partia, ku nisur nga krejt kjo çka u tha, kam vendosur që mos të vuaj për listën që do të përpilohet, për Këshill drejtues e as për kryesi të kësaj partie. JO NUK DO TË APSTENOJ, se me abstenua dmth. Se nuk pajtohem me përzgjedhjen por unë do të ja marrë të drejtën vehtës të votoj në përgjithësi për këto çështje:

Vullnetarishtia marr të drejtën vehtës me votua sepse unë nuk e ndijej vehtën me anëtar të kësaj partie, nuk dëshiroj që të jam bashkëfajtorë me HAJNA DHE GABEL (keqabërës) që në emër të UÇK bëjnë uzu rpimet e pronave private apo shtetërore, pa i dhënë kujt përgjegjësi për zhd ukjen e pronës së shtetit të Kosovës. Nuk dëshiroj të jam pjesë e nji strukture politike që është duke bërë frenimin e procesit të pavarësisë, e ju jeni duke bërë, POR TASH E TUTJE PA MUA”, kishte deklaruar Berishaj në fjalimin e tij, më 21 maj të vitit 2000, në mbajtur kongresi i parë i PDK-së, të cilin e ka siguruar gazeta “Bota sot”.