Deklarata e papritur e Maliqit: Edi Ramës i është shtuar një tjetër makth

Deputeti Lefter Maliqi ka thumbar nga Skarapari kryeministrin Edi Rama me rastin e 8 nëntorit, themelimit të partisë Komuniste. Maliqi shkruan se sot Rama feston themelimin e partisë së atit të vet shpirtëror dhe politik, festën e partisë së serbëve.

“Gëzuar ditën e Atit tënd shpirtëror që themeloi Partinë Komuniste, me ndihmën e serbit Miladim Popoviç; ‘koiçidencë’ edhe për ty Ramzi, sepse nuk të ndahet shpirti nga gjurmët e diktatorit… FAKT: Miqësia e pashembullt me Vuçiç, etj etj…P.S Për tu kthyer te Skrapari… mos u tremb deri më 25 Prill…“, – shkruan Maliqi.

Postimi i plotë:

“Makthi që e ndjek kudo dhe që do i sjellë fundin Kryemafiozit, quhet SKRAPAR! Ta gëzosh 8 Nëntorin Kryediktatori i Rilindjes…

Të dashur miq! Nuk mund të mos shkruaja sot, edhe pse e diel, në këtë kohë të bukur e me diell, kaluar në peisazhet e mrekullueshme të Skraparit, që nisin s’di se ku… e mbarojnë…s’di se ku….E diela, kaluar në vendin ku shërbeva 2 vite me gradën e Majorit, 1997-1999, si shef i komisariatit të Policisë … më bëri të kuptoj edhe më shumë… pse Ramziut i është shtuar një tjetër makth; SKRAPARI!

Skraparlinj ka kudo… Ramziun e rrethojnë, i ka në qeveri, i ka në Surrel, i ka në eskortat kilometrike etj etj… Kafeneve e oborreve të zonës, burra e gra të nderuar… më flisnin për skraparlinjtë; njerëz patriot, besnik, luftëtarë të zotë… Duke dëgjuar, njohur, lexuar e mësuar… më lind pyetja; Pse i ngjallin panik Kryeministrit, Skrapari dhe skraparlinjtë?!

Duke pyetur veten me zë të lartë, dikush… një zotëri, me shumë vite mbi supe, më thotë: Bir… a e di që edhe Ismali Qemali, i kishte rrënjët nga Skrapari? Në këtë moment, direkt ia ktheva: Jo më kot, pas i vinte Historia… Thonë… thonë…, se edhe Enveri i thoshte Kristaqit: Sillu mirë me skraparlinjtë, se janë heronj, besnik e s’të falin…Të shkoja në ato anë, e të mos ndalesha pranë malit të Tomorrit, nuk kishte kuptim… thjesht ta vështroja… sepse malet thjesht vështrohen, të paktë janë ata që i ngjisin… në majë.Kur u ktheva në Tiranë… mu kujtua 8 Nëntori, simbolika e ditës së sotme… dhe përfitoj për të uruar Kryeministrin-Kryemafioz të Rilindjes;

Gëzuar ditën e Atit tënd shpirtëror që themeloi Partinë Komuniste, me ndihmën e serbit Miladim Popoviç; ‘koiçidencë’ edhe për ty Ramzi, sepse nuk të ndahet shpirti nga gjurmët e diktatorit…

FAKT: Miqësia e pashembullt me Vuçiç, etj etj…P.S Për tu kthyer te Skrapari… mos u tremb deri më 25 Prill…”, – shkruan Maliqi.