Deklarata e papritur e Ballës: Nëse do ktheheshim pas në kohë, ja pse do ta zgjidhnim sërish Ilir Metën për president

Deputeti i PS-së Taulant Balla, deklaroi se nëse do të ktheheshim pas në kohë, PS do ta zgjidhte sërish Ilir Metën president të vendit.

Sipas Ballës, në atë kohë ka pasur një marrëveshje për zgjedhjen e Metës president dhe se PS i ka qëndruar besnik asaj marrëveshje.

“PS ka qenë pjesë për të zgjedhur tre presidentë. Një për Meidanin, për Moisiun dhe për Metën. PS gjithmonë ka ndarë pushtet edhe me kundërshtarët e vet. Nëse do ktheheshim prapë në kohë, PS do zgjidhte sërish Metën, sepse kishim marrëveshje. Ne nuk prishim asnjë marrëveshje.

Skënder Minxhozi: Kemi president që ka detyruar kryeministrin që të marrë postin e ministrit, sepse nuk pranonte një ministër. Meta donte të anulonte datën e zgjedhjeve. Po mos jenë ca valvula, e mos ndërhynin ambasadat, kushedi si do të përfundonim. Unë nuk shoh asnjë mundësi, që Meta të njohë zgjedhjet, me atë deklaratë.

Taulant Balla: Unë shikoj Kushtetutën dhe në Kushtetutë nuk ka gërmë që presidenti të ndërhyjë dhe të ndalë parlamentin të mblidhet”, tha Balla për News24.