Deklarata e kryeministrit grek për Ramën pas zgjerimit të Greqisë në Jon, Berisha bën propozimin EPIK

Sali Berisha ka komentuar falënderimin që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka bërë kryeministrit Edi Rama për qëndrimin e mbajtur për çështjen e detit. Megjithatë, sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, falenderimi është pak.

Berisha tha se Greqia duhet t’i ndërtojë Ramës një përmendore.

“Ky përsëriti pas 106 vitesh jo në tokë por në det, protokollin e Korfuzit. Ky e bëri fakt të kryer, dhe u thotë shqiptarëve, se në nuk na prek zgjerimi i ujërave territoriale të Greqisë. 6 mijë që kishte Greqia janë të barabarta me 12 milje që do ketë tani.”