Deklarata e habitshme e Edi Ramës: Infektimi me COVID-19 varet nga yjet

Kryeministri Rama ka bërë mbrëmjen e sotme një deklaratë të habitshme në lidhje me infektimin e COVID-19. Duke deklaruar se frika më e madhe e tij është se mos u bën keq familjarëve apo bashkëpunëtorëve, Rama deklaroi se sipas tij infektimi me koronavirus, varet nga yjet.

Rama: Gjëja e parë që mendoj është që larg qoftë të mos dëmtoj askënd tjetër afër meje në familje dhe bashkëpunëtorët. Këto janë gjëra që nuk i kemi në dorë. Unë kam bindje të miat që nuk lidhet me ne fare, që lidhet me yjet..nuk e di!