Deklarata e bujshme e Taulant Ballës, zbulon veprimin që duhet të bëjë Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh vazhdon të përsërisë ftesën për një debat televiziv me kryeministrin Edi Rama.

Deputeti socialist Taulant Balla, është shprehur se Meta nëse do të përballet në debat televiziv me kryeministrin Rasma duhet të heqë dorë nga posti i Presidentit.

“Presidenti nëse do debat me kryetarin e PS, duhet të japë dorëheqjen nga Presidenca, të kthehet de facto në krye të LSI, pasi ai është kthyer ku prezanton kandidatët e LSI nëpër skutat me subjektet e OFL-së. Shpresojmë që presidenti në varësi të hënës të reflektojë për pozicionin e tij. Për mua e rëndësishme është se çfarë pozicioni është Ilir Meta, pasi për 30 vite i ka mbajtur të gjitha pozicionet që mund të jenë në Shqipëri”, tha Balla në Report Tv.