Deklarata e bujshme e ish-zv.ministres së Jashtme: Ja pse Edi Rama shkarkoi Bushatin

Ish zv.ministrja e jashtme Edit Harxhi është shprehur se kryeministri Edi Rama dëshiron të ketë një rol ndërkombëtar.

Sipas saj, kjo ishte edhe arsyeja pse u shkarkua Ditmir Bushati si ministër i jashtëm pasi Rama donte ta drejtonte vetë presidencën e OSBE-së.

“Në një farë mënyre ai e nisi me Kosovën. Më pas ai vazhdoi me ndërmjetësime të tjera. Ai vazhdoi me OSBE-në mund të them. Kini parasysh, gjatë kohës që të gjithë ne mendonim se largimi i Ditmir Bushatit si ministër i jashtëm u bë thjesht se ai kundërshtoi çështjen e ndryshimit të kufijve, unë nuk mendoj se ka qenë e tillë. Unë mendoj se e gjitha ka qenë e kalkuluar nga zoti Rama sepse vetë Rama donte të drejtonte presidencën e Shqipërisë në OSBE. Unë mendoj se zoti Rama ka një dëshirë shumë të madhe për të patur një rol ndërkombëtar”, thaa ajo në emisionin “Tempora”.