Degjeneron në ofendime debati në studion televizive

Gjatë një debati në “Open” në lidhje me listat e hapura, analistët
Enton Abilekaj dhe Carlo Bollino, janë përplasur me njëri tjetrin.

Në debat e sipër, Enton Abilekaj, teksa nuk binte dakord me arsyetimin e kolegut Carlo Bollino, i kthehet:

“Po boll, mos gënje, mos shërbe më se u lodhe. Je shërbëtor i paguar, je letyrë e paguar”.

Abilekaj tha se Rama me listat e hapura, kërkon të prishë marrëveshjen e 5 qershorit.

“E gjitha kjo bëhet për të prishur koalicionet. Historkisht Partia Socialiste ka qenë parti e parë dhe është rrëzuar me koalicione.

Tani ai kërkon të ndalojë koalicionet. Pra ai që në 2017 i vodhi votat, bëri presion administratës, kërkon që tani vjedhjen ta bëjë me ligj”, tha Abilekaj.