Dëbora mund të mos ngjisë më në tokë… Vjen paralajmërimi i Zyrës Meteorologjike, ekspertët zbulojnë skenarin që pritet të ndodhë

Lojërat me topa bore mund të mos bëhen më për shkak se dëbora mund të mos ngjisë më në tokë. Është ky paralajmërimi i Zyrës Meteorologjike britanike për fundin e këtij shekulli. Sipas projeksioneve në Mbretërinë e Bashkuar aktivitetet tradicionale dimërore mund të zhduken nëse nuk reduktohet emetimi i gazrave në atmosferë.

Sipas kërkimit, shumica e jugut të Anglisë mund të mos shohë ditë me ngrica ose me temperatura shumë të ulëta që nga viti 2040. E gjitha kjo do të ndodhë për shkak të ndryshimeve klimatike. Nëse trendi vazhdon në këtë mënyrë, vetëm disa zona të Skocisë veriore mund të përjetojnë ngrica dhe dëborë.

Sipas parashikimeve, temperatura do të varet nga çdo vit. Pra ekspertët parashikojnë që disa vite të jenë më të ngrohta ose më të ftohta se trendet e projektuara. Megjithatë në fund Zyra Meteorologjike thotë se ky skenar është shumë i vështirë të realizohet, por jo i pamundur.

“Panorama e së ardhmes është më e ngrohtë, me dimëra më të lagësht, të ngrohtë dhe vera të thata”, tha një ekspert.