Dëbimi i diplomatit nga Shqipëria, analisti i njohur zbulon prapaskenat

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në rubrikën “Opinion” ka komentuar dëbimin e ambasadorit rus nga Shqipëria. Ai thotë se çështja është thellësisht politike.

Nazarko shton se arsyeja e gjetur, shëndetësore duket mjaft kreative, duke vlerësuar se edhe Rusia mund të marrë masa dëbimi ndaj ambasadorëve shqiptarë në Moskë.

“Largimi i diplomatit mund të jetë e lidhur me aleatët tanë, SHBA dhe NATO. Arsyeja e zgjedhur duket kreative, që të mos fyhet Rusia, mos të duket Shqipëria vend paranojë në largimin e diplomatit rus. Shqipëria zgjodhi arsye shëndetësore dhe jo ata të papërshtatshmërisë, edhe për të mos prishur marrëdhëniet.

Edhe Rusia mund ta marrë një masë të tillë, edhe Shqipëria mund të ngelet pa diplomat. Largimi i diplomatit mund të jetë për çështje politike, por bëhet në sfond shëndetësor, por është tregues i një fërkimi që mund të ekzistojë. Sfondi është shëndetësor, por mendoj se ka arsye politike që nuk lidhen vetëm me Shqipërinë”, tha Nazarko.