Dashamir Shehi zbulon se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme

Ish-deputeti Dashamir Shehi nuk ka mohuar dhe mundësinë e formimit të koalicioneve brenda koalicionit të madh opozitar. Sipas tij pavarësisht ndryshimeve Rama do të humbë zgjedhjet.

“Kjo fazë duhet mbyllur. Mirë apo keq ne ishim kundër pasi ishin ndryshime të pavlefshme dhe të pamoralshme. U mblodh kryeministri me disa yzmetqarë dhe bëri atë që bëri. Ato menduan që do ta provokonin opozitën për të mos hyrë në zgjedhje por ne do futemi edhe me kushte që nuk na pëlqejnë. Do bëjmë luftë në tryeza brenda kësaj situate. Do bëjmë luftë për të ruajtur koalicionet, për tu bërë deri në fund numërimi i votave. Të bëhet gjithçka e mundur që të vidhet sa më pak vota. Nuk është se janë hequr fare koalicionet. Unë besoj që do ruhen. Formula që përdoret brenda i dëmton një pjesë të partive. Kjo lloj formule, një grup i ri politik e ka të vështirë që të marrë vota në Gjirokastër apo në ndonjë vend tjetër.

Nëse do mbahen koalicionet. Ideja opozitare është që të gjithë forcat që duan të bashkohen kundër këtij regjimi të kenë mundësi të maksimalizojnë votën. Socialistët le ta bëjnë ligjin elektoral si të duan, në këtë moment nuk fitojnë. Ne do hyjmë në zgjedhje dhe do të fitojmë pavarësisht ndryshimeve. Kemi menduar që të bëjmë dhe koalicione brenda koalicioneve por kjo do të varet nga formula. Të flasim sot për hipoteza është e vështirë. Ne gjykojmë që të mbyllen këto punë të bëhen njëherë formulat që do hyjmë në zgjedhje”, tha ai për Ora News.