Dash Shehi nxjerr prapaskenat, ja si do të garojë Basha dhe aleatët e tij në zgjedhjet e 25 prillit

Kreu i LZHK Dash Shehi, bëri të ditur sot se në zgjedhjet e 25 prillit opozita e bashkuar do të dalë me një platformë të përbashkët, por mund të ketë dy lista deputetësh.

“Do shkojmë me platformë të përbashkët. Për të zgjeruar numrin e deputetëve mund të ndahen dhe në dy lista. Po presim për të treguar dhe respekt ndaj kërkesës së Metës në Venecia. Nëse do ketë hapësirë për të përmirësuar ligjin e zgjedhjeve e mirëpresim. Ne si individë dhe si parti propozojmë të përfaqësohemi në parlament dhe të fusim sa më shumë deputetë në lista”, tha Shehi në Report Tv.

Ndërkohë, deri më sot nuk ka një vendim nga opozita e bashkuar në lidhje me mënyrën e garimit në zgjedhjet e 25 prillit, përveç kësaj deklarate të Shehit.