Darka e ministrave në Dubai, vjen reagimi i bujshëm nga Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për foton që ka qarkulluar kohët e fundit në rrjetet sociale të disa ministrave që po drekojnë në një nga restorantet në Dubai.

“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”,- shkruan Basha në rrjetet sociale.