Darka e ministrave në Dubai që çmendi rrjetin, acaron Flor Binaj: “O mjeshtra! Kur të vini nga Dubai hidhini një grusht asfalt kësaj gropës…”

Edhe Florian Binaj ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur ka reaguar kundrejt videos që tashmë është bërë virale në rrjet e ku të gjithë po hedhin vrerë. Bëhet fjalë për videon e darkës së disa nga minitrave tanë në Dubai që në kohë virusi, krize ekonomike dhe në prag të nisjes së procesit të vaksinimit në Shqipëri, vendosën t’ja bënin qejfin vetes duke ngrënë një darkë në Dubai dhe përse u tha ishte për cështje pune.

Pa humbur shumë kohë, ju tregojmë postimin e Flor Binaj i cili u drejtohet shumë i inatosur.

“O mjeshtra! Kur të vuni nga Dubai hidhini një grusht asfalt kësaj gropës në hyrje të Kavajës, se për 15 minuta u bëmë 2 makina me fëmijë brenda që na u dëmtuan gomat dhe disqet. Mos e vrisni mendjen për faturën, çojani Nusretit! Kujdes shoferët që kalojnë këtu”, -shkruan aktori duke treguar dhe foton e rrugës së prishur!/Source.al