Dalin urdhrat e prerë, oraret e kufizimeve për qytetarët, baret e restorantet, ja masat ndëshkuese për shkelësit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, garantoi se vendi ynë ka të gjitha kapacitetet për të përballuar pandeminë Covid-19. Ajo iu përgjigj akuzave të opozitës, duke thënë se nuk mungon as stafi dhe as pajisjet në ndihmë të pacientëve.

Lidhur me vendosjen e fashës së orarit kufizues, dhe personat të cilët duhet të lëvizin për punë, ministrja u shpreh se duhet të kenë autorizim nga e-Albania. Ministrja e Shëndetësisë nuk e tha konkretisht se cilat do të jenë masat që do merren për ata që shkelin orarin policor, por tha se do të jenë në fuqi masat e vendosura në muajin mars.

“Për sa i përket masave që kemi shpallur, do jenë organet kopetente të përcaktuara në aktin normativ, për marrjen e masave të veçanta, që do zbatojnë këto masa, qoftë strukturat e inspektoriatit shëndetësor dhe organet ligjzbatuese, policia. Por mbeten në fuqi të njejtat ndëshkime që kanë qenë nga marsi”.

Ja disa nga masat që kanë qenë në fuqi në muajin mars

– Gjobë 10 mijë lekë të reja nëse shkel orarin policor pa arsye

– Tërheqje e lejedrejtimit

– Gjobë ose bu rgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat

– Gjobë 5-10 milionë lekë të vjetra për bizneset ose deri në 2 vite bu rg për administratorët që që nuk zbatojnë urdhrat dhe përsërisin shkeljen

– Nga 2 deri në 3 vite bu rg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin

– Nga 2 deri në 5 vite bu rg nëse përhap me dashje sëmundjen mbartëse

– Gjobë ose 2 vite bu rg kur kjo vepër penale bëhet nga pakujdesia

– Nga 3 deri në 8 vite bu rg kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda në njerëz