Dalin pamjet, kjo është video që i kushtoi postin zv.komandantit të Forcës Detare

Këto janë pamjet e ceremonisë së dasmës që po përgatitej në njërën prej anijeve ushtarake. Janë këto pamje që i kanë kushtuar postin zëvendës komandanti të Forcës Detare, Artur Muçollarit.

Ky i fundit u shkarkua një vit pasi mori këtë post për shkak se ka lejuar fillimin e përgatitjes së ceremonisë martesore të një civili në njërën prej anijeve ushtarake nën komandën e tij.

Mësohet se dhëndri nuk ishte vetë ushtarak, por dëshironte të organizonte ceremoninë e dasmës në anijen ushtarake pasi ishte djali i një ish-ushtaraku.