Dalim pamjet e super vendit luksoz ku do të qëndojë Leo Messi në Francë (FOTO)

Tashmë ai është lojtari më i paguar në botë dhe largimi nga Barcelona i dha qendrën e vëmendjes së të gjithëve.

Lionel Messi ka zbarkuar në Paris për t’u bërë pjesë e aventurës së tij të re futbollistike dhe së bashkë me partneren dhe 3 fëmijët janë duke qëndruar në një hotel super luksoz, jo pak të njohur në Francë.

‘Le Royal Monceau’, një hotel luksoz ku edhe Neymar jetonte kur mbërriti në PSG në verën e vitit 2017, do të jetë vendi i qëndtimit të familjes argjentinase të paktën disa muaj.

Pamjet e këtij hoteli tashmë janë bërë virale dhe të gjithë janë kurioz mbi jetën e re të futbollistit.