Çupi flet me emra, tregon politikanët kanë më shumë pushtet në Shqipëri

Publicisti i njohur ka zbuluar sipas tij kush janë politikanët më me pushtet në Shqipëri. “Është i pari Berisha, Meta, Rama, Ruçi i përjetshëm në pushtet”, tha Çupi.

Pyetje: Pas 90’ kush janë politikanët e mëdhenj që ka prodhuar politika shqiptare sipas jush?

Çupi: Për mua s’ka prodhuar politikanë, por disa persona me pushtet shumë të madh. Është i pari Berisha, Meta, Rama, Ruçi i përjetshëm në pushtet.

Në lidhje me ish-kryeministrin Berisha, Çupi tha se ai duhet të dorëhiqej nga politika pasi sa më shumë qendron aq më shumë i prish punë vetes dhe PD-së.

Pyetje: Është rritur apo tkurrur pushteti i Berishës brenda dhe jashtë PD?

Çupi: Ai ka mbetur një njeri me kredite, me njohje në popull. Berisha nuk është ai që e akuzojnë. Nuk është komunist, as antikomunist. Është postideologjik. Çdo njeri postideologjik futet në fushë të minuar. E treta, aq sa kohë qendron në pushtet, do të thoja që aq kohë dëmton veten dhe PD. Duhet të kishte gjetur qetësinë, relaksimin. Të tërhiqej nga politika aktive, nga rrëmujat, nga sarkazmat, nga sajesat.