Çpo ndodh në Shqipëri, ndërron jetë 33 vjeçare e prekur nga Covid, nuk kishte asnjë sëmundje tjetër

Një tjetër e re ka ndërruar jetë nga Covidi. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e sotëm, raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 8 pacientë dhe janë infektuar 563 të tjerë.

Viktimat janë: një 33 vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46 vjeçar dhe një 60 vjeçare nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65 vjeçar dhe një 66 vjeçar nga Tirana, një 74 vjeçar nga Pogradec, një 76 vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Sa i përket të infektuarve, sot është shënuar shifra më e lartë e testimeve, 2,723, prej të cilave 984 janë testime që janë kryer për arsye depistimi. Ndërsa rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

255 raste në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë, nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe.