Covid nuk i kursen as fëmijët, 4 vogëlushë të shtruar në QSUT, një në reanimacion

Në Pediatrinë e QSUT-së janë shtruar 4 fëmijë të cilët janë prekur nga Covid. Sipas asaj që raporton Faxweb, një prej fëmijëve, vetëm 16 muajsh, është në reanimacion. Nuk dihet nëse fëmija i përket një zinxhiri të infektimit familjar, dhe nëse ka pasur komplikacione të tjera me shëndetin.

Deri tani në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid pas testimeve 29’837, ndërkohë që kanë humbur jetën 646 persona, ndërsa shifrat prej javësh tashmë njohin vetëm rritje.