Covid i merr jetën gazetares së mirënjohur shqiptare, autore e 18 librave

COVID-19 i ka marrë jetën gazetares Zenepe Luka, e cila ishte e shtruara në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë që i kishte shkaktuar virusi.

Pak kohë më parë bashkëshorti i saj kishte mposhtur COVID, por duket se vetë gazetarja deh autorja e18 librave nuk ka mundur të fitojë betejën e saj.

Zenepe Luka është një emër shumë i njohur, jo vetëm për qytetin e Vlorës, por në të gjithë hapësirën mediatike.

Ajo është një gazetare që në vitin 1998 iu vu tr itol në shtëpi, me qëllimin për ta asgjësuar familjen e saj.

Lajmin e trishtë e kanë shpërndarë dhe miqtë e saj në rrjete sociale. Shkrimtarja Vllasova Musta shkruan se si gazetarja e palodhur iku në një rrugë pa kthim.