Covid i merr jetën artistit të njohur Shkodran, Enrik Çefa.
Ai ka ndërruar jetë sot, në moshën 75-vjeçare, në një prej spitaleve Covid në Tiranë, pasi ndodhej në gjendje të rëndë.
Artisti në 24 orët e fundit kishte kaluar në intubim dhe fatkeqësisht nuk ia ka dalë ta fitojë betejën me Covid.
Çefa ishte mësues muzike, por njëkohësisht ishte i angazhuar në disa festivale në Shkodër për të rritur dhe fëmijë.