COVID-19, që nga muaji prill Gjermania shënon numrin më të lartë të të infektuarve

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar 2,034 raste të reja të koronavirus, shifra më e lartë në pothuajse katër muaj. Numri total i të prekurve në këtë vend ka arritur në mbi 232,000 nga fillimi i pandemisë, raportoi Instituti Robert Koch i Gjermanisë. Po ashtu, në 24 orët e fundit 7 persona humbën jetën, duke e çuar numrin e vdekjeve në 9.267.

Aktualisht ka dhjetëra vende që konsiderohen si “zona me rrezik të lartë” nga Gjermania. Udhëtarët që kthehen nga vende të tilla, si Belgjika, Kroacia, Bullgaria, Rumania dhe Spanja, si dhe tërë SHBA dhe Rusia, duhet të izolohen për 14 ditë pas mbërritjes.