COVID-19 prek edhe organet e larta shtetërore, infektohet nga virusi edhe Presidentja e këtij shteti

Koronavirusi nga dita në ditë po prek edhe organet shtetërore. Jeanine Anez, presidentja e përkohshme e Bolivisë ka njoftuar se është infektuar me koronavirus dhe është karantinuar në shtëpinë e saj.

“Tani, unë do të qëndroj në karantinë për 14 ditë dhe pastaj do të shohim se si do të jenë kushtet e mia”, tha ajo në një video në rrjetet sociale

Anez e mori detyrën në 12 nëntor 2019, pas dorëheqjes së Evo Morales, ndërsa tha se iu nënshtrua testit për koronavirus pasi disa nga bashkëpunëtorët e saj kishin rezultuar pozitivë në testine COVID-19.

Anez është drejtuesja e dytë e shtetit e infektuar në Amerikën Latine pas brazilianit, Jair Bolsonaro, ndërkohë që në Bolivi janë infektuar edhe 3 ministra.