Covid-19 në Shqipëri, ishin të infektuar prej ditësh, vjen lajmi fantastik për 130 qytetarë

Gjatë 24 orëve të fundit, 130 qytetarë në vendin tonë e kanë fituar betejën me Covid. Lajmin e mirë e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 130 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm” – shkruan Manastirliu. Kujtojmë që nga fillimi i pandemisë deri më tani 5976 qytetarë kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin.