Covid-19 në Shqipëri, Edi Rama zbulon planin më të fundit dhe jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria po mendon të rimbursojë shpenzmet e trajtimit të Covid-19 në familjet me ndihmë ekonomike.

‘Po studiojmë rimbursimin e recetës bazë për përballimin e Covid-19. Pjesa tjetër e medikamenteve ofrohet vetëm kur ti je në gjendje për tu shtruar në spital dhe i merr falas. Po mendojmë dhe për mbështetje për familjet me ndihmë ekonomike. Ata punojnë në të zezë, etj…dhe kanë nevojë për më shumë ndihmë. Plani ynë është i shtrirë në kohë, shkon deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm’- tha Rama.