COVID-19 i mori jetën, kush është ish-deputeti i PS që mbylli sytë mëngjesin e sotëm dhe triumfet e tij që do mbahen mend përgjithmonë

COVID-19 i mori mëngjesin e sotëm jetën 55-vjeçarit Shkëlqim Tropolini. Një figurë e njohur shqiptare jo vetëm në botën e sportit, por edhe në politikë.

Tropolini ka qenë ish-deputet i PS. Prej javësh ishte infektuar me Covid-19 dhe po merrte mjekim në shtëpi. Gjendja e tij është përkeqësuar dhe ai është dërguar me urgjencë në spital, ku është futur në intubim.

Shkëlqim Troplini ka qenë një ndër lojtarët më të suksesshëm të mundjes shqiptare, teksa në vitin 1994 është shpallur kampion Kombëtar në xhudo. 55-vjeçari ka përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Atlantës në vitin 1996, ndërsa është renditur mes 8 lojtarëve më të mirë në kampionatin Europian të Mundjes në vitin 1995.