COVID-19 i merr jetën një tjetër mjeku shqiptar, familjarët japin lajmin e hidhur

Bluzat e bardha janë më të rrezikuara nga COVID-19 duke qenë se janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët e infektuar. Fatkeqësisht si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën edhe internisti dhe Nefrologu nga komuna e Vitisë, Feti Hetemi, i infektuar me COVID-19. AI ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Doktor Hetemi nuk arriti t’ia dalë në betejën me koronavirusin, teksa ishte i shtruar në një prej klinikave të QKUK-së ku po trajtohej për tri ditë me radhë. Lajmi u bë i ditur nga një familjarët e mjekut të ndjerë. Lajmi u bë i ditur nga një familjarët e mjekut të ndjerë.

“Të nderuar familjarë, shokë dhe miq, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë më i dashuri i ynë Dr.Feti Hetemi. Doki, edhe pse u sfidua në jetë nga shumë stuhi të natyrave të ndryshme dhe i përballoi ato kryelartë, sot ka humbur betejën me sëmundjen Covid-19.Ndjehemi të trishtuar nga kjo humbje, por më shumë se krenar që e patëm.

Lamtumirë Dok, burrë fisnik që me shumë mund dhe sakrificë arrite në piedestalet e humanitetit dhe çështjes kombëtare, duke mos pushuar për asnjë moment me shpirtin tënd luftarak për të mposhtur padrejtësitë. Varrimi do të bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit të Vitisë, duke i respektuar masat e IKSHPK-së”, thuhet në njoftimin e familjes.